fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Ndodh edhe kjo, qeveria i jep 100 mijë dollarë çiftit që bëri pesënjakë

Share

Një çift koreano-jugor, të cilët janë bërë prindër të pesënjakëve, kanë marrë një grant prej 170 milionë von (rreth 100,000 dollarë) nga qeveria, në një moment shpresëdhënës për vendin që po përballet me një rënie të normës së lindshmërisë. Presidenti Yoon Suk Yeol i uroi çiftit për lindjen e pesënjakëve, të cilët janë bërë të njohur si “pesëshja Power Ranger”.

Çifti, Kim Joon-yeong dhe Sagong Hye-ran nga provinca Gyeonggi, sollën në jetë pesënjakët më 20 shtator, tre djem dhe dy vajza. Ky është rasti i parë i lindjes natyrale të pesënjakëve në Korenë e Jugut, sipas rrjetit Straits Times.

Më parë, lindje të pesënjakëve në vend janë regjistruar vetëm dy herë, në vitet 1987 dhe 2021, dhe ato u realizuan me metoda të fertilizimit mjekësor.

Kim, babai 31-vjeçar, deklaroi se ata po prisnin ardhjen e pesë “Power Rangers” dhe morën shumë urime nga zyrtarët e lartë të vendit. Familja e re ka marrë gjithashtu dhurata të shumta, përfshirë komplete veshjesh në pesë ngjyra të ndryshme, si dhe ushqime tradicionale dhe të shëndetshme për periudhën pas lindjes.

Kjo ngjarje ndodh në një kohë kur Koreja e Jugut po përballet me një krizë demografike dhe qeveria po nxit popullsinë të ketë më shumë fëmijë. Megjithatë, rënia e normës së lindshmërisë në vend është e lidhur me koston e lartë të jetesës dhe sfidat që ndikojnë në cilësinë e jetës dhe shëndetin e qytetarëve.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button