Aktualitet dhe Lajme

Albin Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Share

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”,  kryeministri i Republikës së  Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e tyre.

Kurti ka shkruar se policia e Serbisë gjatë këtyre demonstrative, vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë.

Më tej, në reagimin e tij Kurti shkruan; “Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike”.

Postimi i Kurtit:

“Mes kapitujve të historisë së shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe të rezistencës e kryengritjes së popullit të Kosovës për liri, sot i kujtojmë demonstratat popullore të vitit 1989, në 35-vjetorin e tyre.

Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka shtuar se ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës.

“Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike. Lavdi të rënëve në demonstratat e vitit 1989 mes të rënëve në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për liri!”, tha Kurti.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button