Aktualitet dhe Lajme

Aksidenti i rëndë në Shkodër/ Përplasen 2 makina, humb jetën 4-vjeçari

Share

Këtë mesditë, një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një fëmijë vetëm 4-vjeç, humbi jetën pasi u përplasën 2 automjete.

Policia njofton se aksidenti u shënua sot (25 janar 2024) rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”.

Automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22-vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38-vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve, informoi policia e Shkodrës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button