Aktualitet dhe Lajme
Aksident në Pogradec, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”. Rreth ores 19:12, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.
Raportohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.06.2024, rreth orës 19:12, në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”, automjeti me drejtuese shtetasen N. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. M. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesit e automjeteve do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Huazuar nga Lapsi.al