fbpx
Lajme nga Dibra

Aksident në galeritë e kromit në Bulqizë, minatori 34-vjeçar dërgohet në Tiranë për trajtim të specializuar

Share




Miniera e Bulqizës. Foto: Bulqizaime.al

Një aksident ka ndodhur sot në zonën D të minierës së Bulqizës, ku një 34-vjeçar ka mbetur i lënduar nga një masiv gurësh.

I aksidentuari, Naim Alla, ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Raportohet se ai ka pësuar plagë në kokë, trup dhe këmbë. Për shkak të plagëve të marra dhe mungesës së personelit mjekësor të specializuar, është vendosur që ai të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Kompania ku punonte Alla nuk ishte e arritshme për të dhënë sqarime për ngjarjen. Ky aksident ka sjellë në vëmendje çështjet e sigurisë në minierat e zonës, ndërkohë që vetëm pak javë më parë një tjetër minator humbi jetën gjatë punës në një galeri në zonën D.

Aksidentet në miniera dhe ndërtim, përbëjnë sektorët kryesorë të vdekjeve dhe lëndimeve të punëtorëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për kushtet dhe masat e sigurisë në vendin e punës.










Huazuar nga BulqizaIme

Back to top button