Aktualitet dhe Lajme

“Ahmetaj tronditi thellë socialistët”, Berisha: Ish-zëvendësi zbuloi se Rama është në krye të vjedhjes së shekullit

Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar gjatë tubimit të mëbshtetësve pranë banesës së tij intervistën e dhënë nga ish-ministri Arben Ahmetaj mbrëmë.

Berisha u shpreh se Ahmetaj tronditi thellë socialistët mbrëmë duke zbuluar se në krye të vjedhjes së shekullit është kryeministri Edi Rama.

“Në intervistë mbrëmë, ish-zëvendësi i Ramës tronditi anë e kënd PS-në. Tronditi thellë ata socialistë të cilët për bindjet e tyre e kanë patur të vështirë të besojnë denoncimet e PD, të Sali Berishës se kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama. Se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama. Se mbrojtës të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani.

Mbrëmë patëm rastin të dëgjojmë nga goja e një socialisti i cili ka qenë objekt sulmesh të merituara nga Sali Berisha në gjithë karrierën e tij, Arben Ahmetaj. Megjithatë Ahmetaj mbrëmë nuk tha të vërtetën juve, se e keni dëgjuar atë me dhjetëra herë. Iu tha të vërtetën socialistëve, të cilëve se afera e djegësave”, u shpreh ai.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button