Transport publik në destinacionet turistike – Dalin itineraret e para të shoqërisë “MobAl”, do ofrojë edhe transport shkollor

Share

Pas krijimit të shoqërisë publike “MobAl”, që ka në fokus të veprimtarisë operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, janë përcaktuar disa nga itineraret e para që do të ofrohen, me fokus destinacionet turistike.

Kjo duke marrë në konsideratë problematikat e krijuara në drejtim të transportit, sidomos për turistët e huaj. 

Paralelisht, “MobAl” do të ofrojë shërbimin edhe për transportin shkollor.

Burimi i të ardhurave të shoqërisë “MobAl” janë arkëtimi i tarifës së biletës, të ardhura nga tarifa vjetore, që përftohet nga subjektet që kryejnë shërbimin e operimit të shërbimeve të transportit publik rrugor, por edhe grantet, huatë apo subvencionet.


Start News

Reklama
Back to top button