Aktualitet dhe Lajme

E rëndë/ Ndërron jetë djali i reperit të njohur shqiptar

Share

Dhimbje e madhe për familjen e reperit shqiptar Marin, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur djalin e tij të porsalindur.

Artisti ka bërë me dije përmes një postimi prekës në rrjete sociale, se djali i tij i porsalindur ka ndërruar jetë të mërkurën në mëngjes.

Në postimin e tij, Marin shprehet se kjo ishte menduar të ishte një lajm i gëzueshëm për ardhjen në jetë të vogëlushit, por fatkeqësisht jeta ka marrë një kthesë të dhimbshme për familjen e tij.

Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbanim një në krahët tanë”, shkruan ai, duke shprehur tronditjen dhe pikëllimin e madh që po përjetojnë.

Reperi thekson se këto ditë kanë qenë tepër të vështira për të dhe partneren e tij Alba, por megjithatë po përpiqen të gjejnë forcë duke u mbështetur tek dashuria e ndërsjellë dhe tek përkrahja e miqve e familjarëve.

Ai falenderoi të gjithë ata që u janë gjendur pranë në këtë periudhë të vështirë të tyre.

Kujtojmë se Marin dhe partnerja e tij Alba, janë prindër të tre vajzave: Milana, Melody dhe Marina.

 

 

Humbja e djalit ka lënë një plagë të madhe në zemrat e tyre, por çifti shprehet se do të vazhdojnë të ecin përpara me besimin se një ditë do ta takojnë sërish engjëllin e tyre në parajsë.

“Deri sa të shihemi përsëri, engjëlli ynë, do të na mungosh çdo ditë,” përfundon mesazhi i reperit, i shoqëruar me fjalë ngushëllimi për bashkëshorten e tij, të cilën e quan “njeriu më i fortë dhe gruaja më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë.”




Huazuar nga albeu.com

Back to top button