Aktualitet dhe Lajme

Tragjike/ Mbytet në lumin Shkumbin një 6-vjeçar

Share

Një fëmijë 6-vjeçar është mbytur në lumin Shkumbin. Trupi i pajetë i të miturit u gjet buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button