Aktualitet dhe Lajme

Karamuço bën deklaratën e fortë: Sali Berisha do vritej në zyrë

Share

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, bëri një deklaratë të fortë gjatë në emisionin “Top Story”, ku po diskutohej për kërcënimet ndaj politikanëve.

Ai u shpreh se Sali Berisha ka qenë personi që ka pasur rrezikun më të madh për t’u vrarë, ku sipas tij ngjarja ka ndodhur në 1997 dhe se një grup i veshur me uniforma kanë sulmuar presidencën, ku njëri prej tyre ka vdekur.

“Rrezikun më të madh për t’u vrarë ka qenë Sali Berisha, e ka pasur në mars të 1997. Një grup i veshur me uniforma kanë sulmuar presidencën, njëri prej tyre ka vdekur. Nuk e di pse nuk u zbardh rasti. A ishin shqiptarë, të huaje”, u shpreh Karamuço.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button