Denoncimi i Xhelal Mziut: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale, janë dhunuar 2 persona (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka ndarë në Facebook disa video, ku shihen një grup personash teksa konfliktohen me njëri-tjetrin.
Mziu shkruan se Rilindja është në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpërndarë para në këmbim të votës.
Ai denoncon se Ndriçim Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, ka shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër.
Mziu thotë se janë dhunuar nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes dy qytetarë që po i ndiqnin.
Ai i bën thirrje SPAK-ut të reagojë, pasi nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve.
Denoncimi i plotë:
Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpernda para në këmbim të votës!
Ndricim Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, duke shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër!
Janë dhunuar dy qytetarë që po i ndiqnin, nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes së krimit.
Kjo është skenë krimi.
Ky është krim elektoral.
Ky është krim zgjedhor.
Kjo është skemë e organizuar me regji e krimit zgjedhor në qarkun Dibër!
Policia e shtetit, sistemi i drejtësisë, SPAK duhet të reagojnë, nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve.
Qytetarët më 11 maj do të votojnë të lrë dhe me zemër, i ftoj për pjesmarrje masive.