Aktualitet dhe Lajme

VIDEO “Si shqiponjë në stadium” Fustani i vajzës nga Prishtina risi në Dortmund

Share

Nga djaloshi me fytyrën shqiponjë që nuk mungon në asnjë ndeshje të kombëtares, Europiani na ka kaluar te vajza shqiponjë, e cila u identifikua për mikrofonin e A2 CNN si Vjosa Pllana nga Kosova.

E pyetur nga gazetari Erald Kodheli, se si i lindi ideja për fustanin shqiponjë, e reja nga Prishtina tha se dëshira për të shkuar si një shqiponjë në stadium e ndihmoi të realizonte këtë veshje.

“Vetë e kam përgatitur për lojën. Si shqiponjë e kam dasht me shku në stadium. Vetë e kam pas idenë, se shumë, shumë e du shqiponjën.

Dhe krejt Kosova, ndaj kam dasht me shku si shqiponjë në stadium. Jam e sigurt që kena me fitu.”

 


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button