Aktualitet dhe Lajme

Aksidenti me një viktimë në Durrës, dëshmitarja: Ishte Benz i bardhë

Share

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Plepa-Shkozet, ku ka humbur jetën një person. Sipas informacioneve paraprake, një makinë me targa të huaja ka përplasur për vdekje një të moshuar, ende të paidentifikuar.

Një dëshmitare ka pohuar për mediat se mjeti ishte një “Benz” i bardhë dhe ka ikur me shpejtësi.

“Ishte Benz i bardhë, nuk e di, iku me shpejtësi të madhe”, tha ajo.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button