Vatikani nuk pranon kërkesën e konferencës Ipeshkvnore gjermane. Predikimi është i rezervuar vetëm për klerin e shuguruar

Share

atikani ka rikonfirmuar se vetëm priftërinjtë dhe diakonët e shuguruar mund të predikojnë gjatë Meshës së Shenjtë Katolike, duke refuzuar një kërkesë të Konferencës Ipeshkvnore Gjermane për të zgjeruar këtë praktikë edhe grath apo besimtarët laikë.

Vendimi u bë publik nga Dikasteri për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, institucioni përgjegjës për çështjet liturgjike në Kishën Katolike, e cila numëron rreth 1.4 miliardë besimtarë në mbarë botën.

Në kërkesën e tyre, ipeshkvijtë gjermanë propozuan që edhe gra apo laikë të tjerë të autorizuar të mund të predikonin gjatë Meshës, duke argumentuar se shumë prej tyre kanë formimin dhe aftësitë e nevojshme për të interpretuar Shkrimin e Shenjtë. Nisma pasqyron diskutime të ngjashme që zhvillohen prej vitesh në disa vende evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, Vatikani theksoi se kjo normë nuk është thjesht një rregull disiplinor, por lidhet drejtpërdrejt me natyrën teologjike të liturgjisë katolike dhe predikimi është i rezervuar vetëm për klerin e shuguruar.

Në deklaratën e saj, Selia e Shenjtë sqaroi se rregullorja aktuale nuk mund të ndryshohet përmes përjashtimeve lokale. Ndërkohë, laikët vijojnë të kenë mundësinë të mbajnë reflektime dhe predikime në shërbesa fetare që zhvillohen jashtë Meshës.


Start News

Reklama
Back to top button