Meraja ësht tokë që katundi e ka për kullotjen e bagëtive.
Meraja ësht e gjithë katundit. Në mera askush nuk mundet me e nda copën e vetë.
Meraja nuk shitet pa ra në një mendje gjithë katundi.
Po qe se katundi e shet meranë, paret e fituara prej saj ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ata që kanë pjesë në mera.
Asnji katundar nuk ka të dretë me e kthye pjesën e vetë të merasë në tokë buke, në vneshtë etj. Pjesën aty e ke si mera.