Aktualitet dhe Lajme

22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe festë zyrtare!

Share

Kalendarit të pushimeve i shtohet edhe një ditë tjetër. 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të jetë festë zyrtare e Shqipërisë. Kështu bëri me dije ministri i Jashtëm Igli Hasani i cili tha se propozimi do t’i bëhet Kuvendit të Shqipërisë.

Ai deklaroi se kjo ditë ka një simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve.

“Këshilli i Ministrave sapo miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore. Këshilli i Ministrave po i propozon Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Është një ditë me simbolikë të veçantë, 22 Nëntori përfaqëson momentin më të madh unifikues të shqiptarëve që janë shpërndarë pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit, janë të përfaqësuara në të gjitha fetë monoteiste, por ajo që i ka bashkuar dhe vazhdon t’i bashkojë është gjuha dhe fakti që në Kongresin e Manastirit zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen në këtë gjuhë të bukur dhe të shenjtë me alfabetin latin”, u shpreh Ministri Hasani.

Kjo iniciativë u mor pas diskutimeve në samitin e diasporës. Kryeministri Rama sugjeroi që 22 Nëntori, dita e Alfabetit të gjuhës shqipe të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare edhe në Shqipëri.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button