Aktualitet dhe Lajme

20% më shumë prenotime në Vlorë, operatorët turistikë thonë se këtë vit janë shtuar edhe hotelet

Share

Vlora është gati për sezonin turistik 2024. Rreth 20% më shumë se viti i kaluar priten të jenë rezervimet sipas operatorëve turistikë.

Numri i shtretërve ndërkohë, është duke u shtuar çdo ditë.

“Duket se do të kemi një sezon të mbarë, pritet të kemi 15-20% më shumë rezervime. Jemi në kushte komode, sepse qyteti i Vlorës tashmë i përmbush tani standardet për të qenë qytet turistik. Po shtohen subjekte të reja, duke shtuar numrin e shtretërve. Rezervimet vazhdojnë thuajse çdo ditë nga e gjithë Evropa dhe më larg”, u shpreh kreu i shoqatës së operatorëve turistikë, Vasil Bedinaj.

Sfidë mbetet fuqia punëtore dhe Bedinaj thotë se zgjidhje është tregu i huaj dhe rritja e pagave dy deri në tre herë. Prenotimet për këtë vit tregojnë që që nga prilli hotelet do jetë plot.

Italianët janë ata që zënë vendin e parë ne prenotime por ka një rritje te pushuesve edhe nga Norvegjia.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button