Aktualitet dhe Lajme

Ҫfarë ndodhi? Erdogan e thërret dy herë, por kandidati nuk shkon në podium(VIDEO)

Share

Ditën e djeshme, interesimi i prezantimit të kandidatëve të Erdogan për kryetar bashkish në Turqi, ka qenë i madh.
Presidenti turk, e fokusoi më së shumti prezantimin e djeshëm tek fushata në Stamboll dhe tek kandidati për kryetar i kësaj bashkie.
Mirëpo, gjatë fjalimit në podium pati një moment mjaft të sikletshëm për Erdogan, si dhe për kandidatin e Stambollit.
Erdogan njoftoi nga mikrofoni se zgjedhja e partisë së tij për Stambollin ishte Mehmet Kozatepe, por ky i fundit me giithë thirrjen e presidentit nuk po paraqitej në podium.
Erdogan e thërreti sërish dhe ai nuk dukej se po lëvizte.
Më në fund ndihmësit e presidentit e morën për dore Kozatepen dhe e çuan në podium krah Erdogan, që dukej shumë i zemëruar në ato momente.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button