Aktualitet dhe Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë/ Viktima dhe autori ishin shokë
Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja me armë zjarri mesditën e sotme në Tropojë, ku mbeti i vdekur një 43-vjeçar.
Flordian Mulaj 35-vjeç, goditi me armë zjarri 43-vjeçarin Artur Dauti, duke e lënë të vdekur në vend.
Por tronditëse është se autori dhe viktima ishin shokë prej kohësh dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa ishin duke konsumuar alkool në lokalin e fshatit.
Nën shoqërinë e njëri-tjetrit, dy shokët Flori dhe Artur po konsumonin alkool, ndërsa në një moment kanë filluar konfliktin i cili përfundoi në tragjedi.
Nuk dihet ende shkaku i sherrit, por dyshohet për motive banale. Forcat Operacionale si dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë së Shkodrës, u nisën drejt Tropojës.