Aktualitet dhe Lajme

Xhaka, ”heroi” i Leverkusen, PSG e Manchester United shpallen fitues

Share

Leverkuseni rrëmbeu dhe trofeun e dytë sezonal, duke triumfuar në finalen e kupës së Gjermanisë ndaj Kaiserslautern, të besuarit e Alonsos fituan me rezultat minimal, por e patën jo të lehtë të ngrinin lart trofeun.

Edhe pse ishin më dominues në lojë, rastet ishin të pakta, por gjithçka u zgjidh falë kapitenit Xhaka që realizoi një eurogol në minutën e 16-të.

Te dielën fitues u shpallën dhe PSG e Manchester United. Djajtë e kuq mposhtën rivalët e përbetuar të qytetit në shifrat 2-1, duke ngritur lart trofeun e FA Cup. Skuadra e Ten Hag ishte e jashtëzakonshme, me një Garnacho në superformë, që zhbllokoi shifrat në minutën e 30. Më tej Rashford do të realizonte, por në pozicion të parregullt. Brenda fraksionit të parë ishte Kobi Mainoo ai që dyfishoi shifrat. Man City tentoi të gjente golin, por e kishte të pamundur deri në minutën e 87’, aty ku Doku me një gjuajtje nga jashtë zone mposhti Onanën. 2-1 dhe United fiton trofeun e vetëm sezonal.

Në Francë nuk pati surpriza, kupa u fitua nga Mbappe me shokë. Dembele e Ruiz shënuan për kryeqytetasit, ndërsa në anën tjetër Obrien realizoi golin e vetëm, për të vulosur rezultatin 2-1, në ndeshjen e fundit të bomberit Mbappe.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button