Aktualitet dhe Lajme
Vuçiç mërzitet me Maqedoninë e Veriut: Më goditën fort në OKB
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç thotë se e pati të vështirë të duronte faktin që Maqedonia e Veriut votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Presidenti i Serbisë ka përmendur abstenimin e Greqisë ndaj Rezolutës, duke thënë se doli që Athina ka më shumë qëndrim sesa Shkupi. Kreu i shtetit serb ka deklaruar se qëndrimi maqedonas e ka goditur fort.
“Maqedonia e Veriut më goditi fort. Unë kam investuar më së shumti në marrëdhëniet me vëllezërit tanë maqedonas, por kjo nuk ishte e drejtë. Doli që Greqia ka më shumë qëndrim se Shkupi”, – ka deklaruar Vuçiç. ©LAPSI.al
Huazuar nga Lapsi.al