Aktualitet dhe Lajme

Vrasja e recepsionistit, dpunonjësit e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi: Pronari na kërcënoi me armë për të fshehur provat!

Share

Të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi, dy punonjësit e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi do të qëndrojnë në burg. Daniel Qose 33 vjeç dhe David Larti 30 vjeç, u njohën sot me masën e arrest me burg në Gjykatën e Vlorës.

Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin e viktimës në një qese plehrash dhe më pas e kanë futur atë në bagazhin e makinës. Të dy kanë shprehur pendesë në Gjykatë dhe kanë thënë se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë. Ata kanë asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button