Aktualitet dhe Lajme

Vonesa dhe anulime të shumta trenash në Gjermani

Share

Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn njoftoi se gjatë muajit janar trenat kishin qenë më të përpiktë.

Megjithatë të dhënat e Ministrisë së Transportit tregojnë se anulimet e trenave nga kompania hekurudhore Deutsche Bahn (DB) në pesë vitet e fundit janë katërfishuar.

Nga viti 2019 në vitin 2024, përqindja e anulimit të udhëtimeve të trenave të linjave të largëta u rrit nga 1% në 4%, ndërsa në trenat rajonalë përqindja e anulimit të udhëtimeve arriti në 5%.

Përveç anulimeve, problem të madh përbëjnë vonesat.

Vitin e kaluar vetëm 62% e trenave ICE dhe IC mbërritën në destinacion me deri në 6 minuta vonesë nga koha e planifikuar.

Deutsche Bahn i konsideron si të përpiktë trenat që arrijnë në destinacionit me më pak se 15 minuta vonesë.

Kompania hekurudhore DB fajëson për problemin e vonesave mungesën e investimeve, grevat, motin ekstrem dhe mungesën e fuqisë punëtore. /DW/




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button