Vjen fazën e dytë të lehtësimit të masave antiCovid19
Si do ta kalojmë me sukses së bashku, fazën e dytë të lehtësimit të masave antiCovid19
Emaili qe vjen ne redaksine tone nga Ogerta Manastirliu: Ju përshëndes dhe uroj çdo të mirë familjarisht! Faleminderit dhe respekt për gjithçka keni bërë në shërbim të mbrojtjes së shëndetit, në këtë periudhë tronditëse për mbarë botën! Pa kontributin tuaj, nuk do t’ia kishim dalë dot kaq mrekullisht, sa deri tani. Por kujdes, e gjithë kjo arritje madhështore e përbashkët, mund të zhbëhet në pak ditë nëse nuk vazhdojmë të mbrojmë veten dhe të tjerët, duke zbatuar rregullat e thjeshta që tanimë i dimë përmendësh. Sot Shqipëria, ka numrin më të vogël të vdekjeve për 1 milionë banorë në kontinentin tonë. Numri i të shtruarve në dy spitalet Covid ka rënë ndjeshëm dhe ai i pacientëve të terapi intensive është minimal. Teksa hapim ekonominë dhe lehtësojmë lëvizjen, gjithçka do të varet nga ne. Nga secili prej nesh. Që të mos kthehemi mbrapsht duhet të mos neglizhojmë ruajtjen e distancës 1.5 m nga të tjerët, dhe rregullat e tjera kur dalim nga shtëpia. Deri në mesin e muajit maj, lehtësimet e masave do të vazhdojnë drejt normalitetit të ri. Rezultatet e arritura së bashku, na bëjnë optimistë dhe e lehtësojnë normalizimin e përgjithshëm, me kushtin që së bashku t’i ruajmë e thellojmë këto rezultate. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi me angazhim maksimal për shëndetin tuaj dhe lehtësimin e barrës që ka krijuar pandemia mbi familjen tuaj. Ju kërkojmë ndjesë për të gjithë ngarkesën e jashtëzakonshme të kësaj periudhe, por kemi bërë e do të bëjmë deri në fund më të mirën. Për ju dhe për Shqipërinë! Me të mira dhe me besim se më e mira do të bëhet, Ogerta Manastirliu Bashkëngjitur një përmbledhje e thjeshtë faktesh për ju dhe një informacion per masat lehtësuese ne vijim. Faleminderit www.indibra.al dhe fb Ketu mblidhen Dibranet
|
|
|