Lajme nga DibraLOKALEPërditshmëri

9 raste të reja, Dibra asnjë rast, ja cilat janë vatrat më të rrezikshmet në vend

Dibra vazhdon e gjelbërt

Share

Në 24 orët e fundit janë shënuar 9 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Harta shpërndarjes së rasteve pozitive ashtu si në ditët e fundit vijon të ndahet mes Tiranës dhe Krujës.

Mes 9 rasteve të reja, 5 kanë rezultuar pozitiv në Tiranë ndërsa 4 në Krujë. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 782 persona. Në 24 orët e fundit 18 persona janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në 488 numrin e tyre.

“Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përvec zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit.

Aktualisht në vendin tonë janë 263 pacientët aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button