Aktualitet dhe Lajme

“Vizita e Cameron në Tiranë, kundërpërgjigje e vizitës së presidentit kinez në Beograd”

Share

Kreshnik Osmani, ekspert i gjeo-politikes i ftuar në emsion in “360 Gradë” në ABC News, komentoi vizitën e Lord Cameron, sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak, ditën e djeshme në Tiranë, ku u prit nga kreu i qverisë Edi Rama.

Ai e lidhi vizitën e britanikut si kundërpërgjigje ndaj vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping në Beograd gjatë muajit maj.

“Ardhja e Lord Cameron është akt i lëvizjes gjeopolitike të britanikëve në Ballkan që prej fillimit të luftës në Ukrainë. Kam thënë që do të ketë një reagim nga britanikët, pas vizitës së presidentit kinez në Beograd. Nuk duhet të largojmë nga mendja jonë që Londra dhe botanikët janë nënktraktor të amerikanëve. Ata janë duke bërë disa lëvizje që ka të bëjë me epokën e re në të cilën ndodhet bota. Po furnizojnë Prishtinën me gjakun e aortës së Tiranës.”, tha eksperti.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button