Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/Zhgënjejnë “Dardanët” në miqësoren e parë, thyhen 3 herë nga Erling Haaland

Share

Fitore e vendasve pritej, por jo kaq e thellë. “Dardanët” e Kosovës kanë zhgënjyer totalisht mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa në “Ullevaal Stadion”, të Oslos janë mundur me rezultatin e frikshëm, 3 me 0, nga “Vikingët” e Norvegjisë, duke dështuar totalisht, në miqësoren e parë të qershorit.

Një gol në pjesën e parë dhe dy në fraksionin e dytë të lojës mjaftuan, që skuadra e teknikut Solbakken, të siguronte një fitore të madhe, ku protagonist absolut ishte “bomberi” i sulmit, Erling Haaland, me të tre rrjetat e siguruara në minutat 15′, 70′ e 75′, që mbajnë firmën e “shtatlartit”, të Manchester City.

Pas kësaj sfide “Vikingët” e Norvegjisë do të mendojnë për miqësoren e radhës, atë të 8 qershorit ku përballë do të kenë Danimarkën, me këta të fundit, që do të testojnë veten para fillimit të Kampionatit Evropian të futbollit, ndërsa “Dardanët” nuk do të zhvillojnë asnjë ndeshje tjetër, deri më 6 shtator ku do të përballen me Rumaninë, në sfidën e parë, të Ligës C, në UEFA Nations League.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button