Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ “Padronët” e Evropës, Real Madrid fiton trofeun e 15-të të Champions League. Gjermanët të pafat

Share

Mund të konsiderohen edhe si kampionët e Evropës. “Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur një tjetër sukses në “kontinentin e vjetër”, duke fituar për të herë 15-të, trofeun e UEFA Champions League, teksa në finalen e madhe, të “Ëembley” në Londër ia arritën të mundin me rezultatin e pastër 2 me 0, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.

Dominues total të të sfidës ishin gjermanët, mirëpo një super Thiabout Courtois, i cili u la jashtë grumbullumit të Belgjikës ndali çdo rast të “Verdhezinjve”, derisa Carvajal e Vinicius Junior lëshuan kundërpërgjigjen spanjolle, me dy golat e tyre në fundin e pjesës së dytë e më konkretisht në minutat 74’ e 83’, për të “vulosur” gjithçka.

Kështu, siç theksuam edhe më lart, “Galaktikët” fituan të për herë të 15-të trofeun e UEFA Champions League, më shumë se çdo klub tjetër. Ndërkaq, duhet kujtuar se ky është edicionin e fundit i këtij kompeticioni me këtë format, pasi duke filluar që nga sezoni i radhës do të ndryshojë gjithçka dhe me rregullat e reja pritet të ketë edhe jo pak surpriza.

LIVE: BORUSIA DORTMUND – REAL MADRID 0-2

Kavahal 74′  Vinicius 83′

KOMENTI LIVE: 

83′ GOOOOL REALI 0-2/ Sërish gol në “Wembly”, Vinicius Zhunior dyfishon shifrat, pas asistit të Bellingham, duke çuar në delir tifozët madrilenë. (VIDEO) 

81′ Reali merr zemër pas golit të shënuar, Kamavinga për pak sa nuk shënon një eurogol, vendimtare pritja e Kobel. (VIDEO) 

77′ Pranë golit të dytë Reali me Bellingham, vendimtar devijimi i Shotebek, që largon rrezikun në këndore! (VIDEO) 

74′ GOOOOOL REALI 0-1/ Zhbllokohet finalja, Karvahal, kalon në avantazh madrilenët. (VIDEO)

72′ Zëvendësim te Dortmundi, largohet Adejemi, në vendin e tij Rojs.

69′ Bellingham për pak sa nuk shënon golin e avantazhit, mesfushori anglez ishte vetëm disa centimetra larg devijimit fatal të topit (VIDEO) 

63′ Adejemi kroson në zonë për Fylkryg, i cili provon me kokë, por grushton mjaft bukur Kurtua. (VIDEO)

57′ Tjetër mundësi shënimi për Realin, kësaj here ishte Karvahal, por tentativa e tij u ndal nga portieri. (VIDEO) 

49′ Pranë golit Reali me Toni Kros, që provoi me një tentativë nga goditja e dënimit, por reagim mjaft i mirë i portierit Kobel, që largoi rrezikun në këndore. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 4 minuta shtesë!

43′ E pëson edhe Sabicer, mesfushori ndëshkohet për protesta ndaj anësorit.

41′ Dortmundi nuk heq dorë nga sulmet e rrezikshme dhe provon me Sabicer, por tentativa e tij ndalet nga Kurtua! Topi shkon në këndore. (VIDEO) 

40′ Shoterbek është i ndëshkuari i radhës, për protesta.

34′ Vinicius Zhunior është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Kobel.

28′ Tjetër rast goli për Dortmundin, me protagonist Adejemin, por kësaj here ishte Kurtua që i tha “jo”, sulmuesit gjerman. (VIDEO) 

23′ Minuta fantastike për Dortmundin, shtylla i mohon golin gjermanëve. Të pafat verdhezinjtë në këto momente (VIDEO) 

21′ E pabesueshme çfarë humbet Adejemi, i vetëm përballë Kurtua! Rast i artë për gjermanët (VIDEO) 

20′ Minuta më të mira për Realin, me madrilenët që marrin “frenat” e lojës në dorë dhe ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e gjermanëve.

15′ Provon Vinicius me një gjuajtje nga brenda zonës, por topi shkon shumë larg kuadratit.

13′ Loja është e përqëndruar në mesfushë, ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive. Skuadrat tregohen të kujdesshme.

6′ Dortmundi shfaqet më kërkues në këto minuta, duke fituar goditjen e parë nga këndi.

3′ Pas disa momenteve ndalese për shkak të futjes së tifozëve, ndeshja nga rifilluar sërish!

1′ Ndeshja nis në mënyrë të çuditshme, disa tifozë futen në fushë dhe vrapojnë drejt lojtarëve për të pozuar me ta. Ndalet për disa momente finalja. (VIDEO)

1′ Starton finalja, atmosferë elektrizuese në “Uembli”.

FORMACIONET ZYRTARE

BORUSIA DORTMUND: Kobel, Rjerson, Humels, Skolterbek, Matsen, Sabitcer, Emre Can, Sanço, Brandt, Adejemi, Fulkryg.
Trajner: Edin Terziç

REAL MADRID: Kurtua, Karvahal, Rydiger, Naço, Mendi, Kamavinga, Valverde, Kros, Belingam, Rodrigo, Vinicius.

Trajner: Karlo Ançeloti/m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button