Aktualitet dhe Lajme
VIDEO/ Moti i keq në Rumani, uji tërhiqet dhe i lë vendin baltës
Shirat e dendura dhe përmbytjet bën ‘kërdinë’ në Rumani, një nga vendet më të prekura nga moti i keq.
Mijëra shtëpi u shkatërruan nga përmbytjet në qarkun e Glatit, duku bërë që të zhvendosen me mijëra banorë të zonës. Qytetet, rrugët dhe urat janë shkatërruar nga moti ekstrem. Ndërkohë që uji është tërhequr, shtëpitë plot me baltë dhe mobiliet e shkatërruara ngelën pas.
Moti i keq preku disa shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore, si Italia, Austria, Republika Çeke dhe Poloni, duke u zhvendosur më pas drejt Britanisë dhe Uellsit.
Të paktën 23 persona humbën jetën nga stuhia Boris në gjithë Evropën.