Aktualitet dhe Lajme
Parashikimi i motit 23 Shtator 2024/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu
Ditën e sotme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura, si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobta në mesditë dhe pasdite.
Reshje të dobëta në të gjitha qarqet.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 26 °C
në vendet e ulëta: 14 / 27 °C
në vendet malore: 10 / 20°C
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.