Kërcënoi gruan me kallashnikov në Akërni të Vlorës, flasin fqinjët: Fajin e ka alkooli, ishte familjar i rregullt
Një ditë pas ngjarjes në fshatin Akërni të Vlorës, një 48 vjeçar babai i katër fëmijëve shtiu me armë zjarri në ajër për të kërcënuar bashkëshorten.
Fshati Akërni është rreth 25 km nga qyteti i Vlorës dhe është fshati ku po ndërtohet dhe aeroporti, një fshat i vogël por dhe me pak banorë ata e komentojnë në mënyra të ndryushme ngjarjen.
“Bujari njihet në fshat si njeri hallexhi dhe punëtor, dhe sipas tij, ka qenë konsumimi i alkoolit që ka bërë dhe këtë gjë. Asnjëherë nuk ka pas probleme me policinë dhe me banorët e fshatit”, thotë njeri nga fqinjët.
E kanë shtyrë te pinte raki dhe të bënte atë që bëri. Të gjithë e njohim njeri fukara dhe familjar të rregullt, nuk ka qenë asnjëherë problematik, ishte familjar i rregullt.
Banorët na shoqërojne dhe tek stani ku u gjet dhe Drogasi dhe ku shtiu dhe në ajër me armë.
“Bujari ishte njeri i qetë dhe asnjëherë nuk ka sjellë probleme, por ka qenë në gjendje të dehur kur policia e ndoqi me makinë, po ashtu edhe sipas tij nuk ka kërcënuar me armë., por vetëm ka shtënë në dy ambiente para pallatit si dhe tek stani.”, thotë fqinji.
Të shtunën policia e Vlorës kishte marrë sinjaizimin se një persona ka shtënë me armë dhe ka arrestuar 48 vjeçarin i cili me makinën e tij tentoj të largohej në zonën e pyllit të Akërnisë dhe gjatë kontrollit në makinë ju gjet dhe arma kallashnikov.