fbpx
Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/“Fustani më luksoz që kam veshur”, Françeska: Nuk më mban burri me lekë…

Share

Françeska, gjysmëfinalistja e Big Brother VIP 3, njihet edhe për fustanet apo aksesorët e shtrenjta që vishte në përditshmëri, apo edhe në Prime.

E pyetur nga Bora Zemani se a bën ajo vërtet një jetë luksoze, përgjigja e saj ishte modeste. E titulluar si Miss Londra, ajo tregon se çfarë pune bën, pasi zbulon se i paguan vetë veshjet e saj.

“Nuk është aq luksozë jeta ime, më besoni. Më vjen keq që është thënë që më mban burri me lekë. Unë kam punua që 18 vjeç, jetoj në Britani, jam rritur në Londër. Kam punuar në financë ndër kompanitë më të mëdha në Britani”, tha ajo.

Bora: A je e pasur ti Françeska?

Françeska: Jam një vajzë e thjeshtë që punon për gjithçka që kam

Bora: Sa ka kushtuar veshja sot?

Françeska: E kisha përzgjedhur për natën finale nëse do shkoja, por është veshja më luksoze që kam veshur ndonjëherë.

Bora: E pashë, është shifër e frikshme/a.m. (TCH)


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button