Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Doli në det pa dokumente, bllokohet skafi në Vlorë – Abc News

Share

schedule15:31 – 24 Maj, 2023

VLORË– Në Vlorë ka nisur puna për të goditur të gjithë mjetet lundruese, të cilat nuk rezultojnë të regjistruara sipas kushteve ligjore.

Në këtë kuadër, janë bllokuar dy mjete lundruese, përkatësisht një skaf, i cili nuk dispononte dokumentacionin e rregullt për lundrim në ujë dhe një mjet lundrues “flluge” pasi ishte futur në një zonë tek e cila ndalohej peshkimi.

Autoritetet pas bllokimit të skafit kanë aplikuar një gjobë prej 200 mijë lekësh ndaj poseduesit të tij, ndërsa ka nisur punën për verifikimin e rasteve të tjera abuzive. Sakaq, mjetet lundruese janë bllokuar në vendin e quajtur si SPK Triport Vlorë./abcnews.al




Huazuar nga abcnews.al

Një kafe nga ju!

Back to top button