Aktualitet dhe Lajme

I shkaktoi shtetit një dëm prej rreth 95 milionë lekë – Abc News

Share

Drejtori i Zyrës Vendore të Kadastrës në Fier, Arben Voja është kallëzuar penalisht në SPAK. Padia është depozituar nga Agjencia shtetërore e Kadastrës , e cila akuzon Vrojën dhe specialisten Shpresa Gjikondaj për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash me një dëm për shtetin prej 9.5 milionë Lekë.

Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh. Nga verifikimet ka rezultuar se për të njëjtën pasuri të paluajtshme, Voja ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke sjellë dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Për rastin ka reaguar drejtoresha e Përgjithshme të Kadastrës Dallëndyshe Bici, e cila thotë se ata që u shërbejnë qytetarëve kanë punë me të, ndërsa të tjerë që shpërdorojnë postin për interesa vetjake do përballen me prokurorinë dhe ligjin.

“Kam firmosur sot kallëzimin penal me akuzën “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash” me pasojë dëmin e rreth 9.5 milionë lekëve në buxhetin e shtetit, për dy zyrtarë të DVASHK dega Fier, drejtorin dhe një specialiste. Grupet e kontrollit vazhdojnë verifikimet në çdo drejtori, e zyrë të ASHK. Ata që u shërbejnë qytetarëve kanë punë me mua. Kush i shërben vetes në dëm të njerëzve, duke shfrytëzuar besimin e shtetit, ka punë me Prokurorinë.”, thotë Bici.

Njoftimi i plotë:

Agjencia shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar sot penalisht pranë SPAK Drejtorin e DVASHK Fier, Arben Voja si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Shpresa Gjikondaj me akuzën: Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash në një dëm të përgjithëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë.

Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh.

Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori i DVASHK Fier, pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik./abcnews.al

Huazuar nga abcnews.al

Back to top button