fbpx
Aktualitet dhe Lajme

U përjashtua pa qenë në Kuvend gjatë momentit të protestës, Paloka: Këtu të burgosin pa bërë asgjë

Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas përjashtimit me 10 ditë nga parlamenti, për shkak të kaosit të së hënës gjatë seancës plenare. Gjithashtu Paloka nuk ka qenë në parlament në momentin kur deputetët e tjerë kanë protestuar dhe përsëri Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin duke e përjashtuar për 10 ditë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Paloka thotë se edhe kur hyri në sallë, thjeshtë ka qëndruar në këmbë pa bëre asgjë. Me ironi, ai shprehet se ky quhet “dënim i butë”, duke shtuar se këtu kur je armiku, burgosesh pa bërë asgjë.

Postimi i plotë:

Denim “i bute”…! Ç’ne ?-me pyeten gazetaret duke e ditur qe deri tani une kam qene deputeti me “i denuar” ne ate Parlament. Nuk jane aq te keqinj ata -ju thashe

Ja mua vetem me 10 dite me perjashtuan! Ka vetem nje problem “te vogel” ne kete rast : une ne fakt ne ate seance nuk bera ASGJE! Une nuk isha fare ne Parlament kur u hodh podiumi, as kur u nxorren karriget jashte, as kur u dogjen, as…

Per nje arsye te caktuar, une nuk isha fare kur ndodhen te gjitha keto. Edhe kur hyra ne salle, thjeshte qendrova ne kembe pa bere ASGJE! E te gjithe kete ata e kane pare edhe ne kamera ( se na i kane cuar edhe ne pamjet). Pra e dijne shume mire qe une ate dite nuk bera ASGJE! Por pavarsisht kesaj “u denova” !

E ky quhet “denim i bute” dhe me te drejte sepse keta pa bere asgje , pa asnje faj edhe te burgosin kur ti je armiku. Prandaj ne nuk kemi zgjidhje tjeter vec luftes. Rruga tjeter eshte te rreshtohemi si dele e te presim kur te na vije rradha ashtu pa bere ASGJE!




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button