Aktualitet dhe Lajme

U dyshuan për shpërdorim detyre, Gjykata shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduart Duro dhe 4 zyrtarë të tjerë (EMRAT)

Share

Gjykata shpall të pafajshëm Eduard Duron kryetarin e bashkisë së Devollit i cili u dyshua për shpërdorim detyre.

Gjykata shpalli të pafajshëm dhe 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali, dhe Vojsava Bregu.

Eduard Duro, është marrë pak muaj më parë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, dhe akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.

Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër.

Veç Duros, u hetuan edhe 4 punonjës të Bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button