Aktualitet dhe Lajme

“Tirana e rrethuar nga plehrat e kreut të “5D-së”/ Këlliçi: Shpjegimet e Veliajt, qesharake dhe kriminale

Share

Këtë të hënë, përmes një video të publikuar në llogarinë e tij personale “Facebook”, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ku tregon situatën me plehrat në rrugën “Jordan Misja”, njësia numër 9.

Ashtu siç shihet edhe nga pamjet, gjendja duket mjaft shqetësuese me plehrat të shpërndara kudo në rrugë.

Anëtari i Kryesisë, Belind Këlliçi, denoncon prej kohësh situatën alarmante me plehrat, ku sot shkruan se banorët e Tiranës, janë rrethuar nga katër anët nga plehrat e lëna me kapicë nga kreu i “5D”-së, Erion Veliaj.

Sipas Këlliçit, justifikimet e Veliajt për situatën e plehrave, janë qesharake dhe kriminale.

Postimi:

“Java nis sërish nën rrethim! Banorët e Tiranës janë rrethuar nga të katër anët nga plehrat e lëna kapicë nga kreu i 5D Erion Veliaj.  Këtu jemi tek Rruga ‘Jordan Misja’ Njësia nr.9!

I vetmi shpjegim që dha ditën e djeshme pronari faktik i inceneratorit Tiranë ishte se, për situatën katastrofike me plehrat në kryeqytet, fajin e ka opozita! Qesharake dhe kriminale njëkohësisht!”, shkruan drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button