Tërmeti më i fortë në 40 vite në Napoli/ Ndërtesa të shembura dhe 21 persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Share

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka goditur zonën e Napolit, duke u regjistruar si lëkundja më e fortë e 40 viteve të fundit në këtë rajon.

Lëkundjet u ndjenë në të gjithë qytetin e Napolit dhe shkaktuan panik te banorët. Sipas autoriteteve, 21 persona mbetën të plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Dëmet më të mëdha u raportuan në Pozzuoli, ku u shembën dy ndërtesa të pabanuara, ndërsa një skelë pësoi dëmtime të konsiderueshme.

Pas tërmetit kryesor, zona u godit nga një seri mbi 30 pasgoditjesh, duke shtuar frikën mes banorëve. Për shkak të rrezikut nga lëkundje të tjera, shumë familje e kaluan natën jashtë shtëpive.

Autoritetet italiane vijojnë kontrollet në ndërtesat dhe infrastrukturën e dëmtuar, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.


starnews.al

Reklama
Back to top button