Aktualitet dhe Lajme

Tentoi të vrasë gruan në sy të vajzave të vogla, shqiptari dënohet me 15 vite burg në Angli (Emri)

Share

Një 44-vjeçari shqiptar është dënuar me 15 vite burg në Angli, pasi akuzohej për dhunë në familje dhe tentativë vrasjeje.

Mediat britanike raportojnë për një terror të vërtetë nga ana e Petrit Zefit ndaj bashkëshortes së tij Natalie, me të cilën kishte 4 fëmijë.

Zefi ishte një person mjaft xheloz dhe i alkoolizuar, por periudhën e fundit para se të arrestohej nga policia ai ka mbajtur për dy javë të mbyllur në banesë bashkëshorten e tij të cilën e keqtrajtonte.

Një vit më parë Zefi është futur në dhomë ku ndodhej bashkëshortja me vajzën e vogël Lola, dhe ka qëlluar me thikë në kokë gruan.

Pas goditjes së parë Natalies i ka mbetur një pjesë thike në kokë e cila nuk i është hequr as sot, në këtë moment Lola ka bërtitur dhe në dhomë kanë hyrë dhe dy vajzat e tjera Katie dhe Hanna të cilat i kanë hequr thikën nga dora babait të tyre.

Ndërkohë Zefi ka nisur të ulërasë duke e akuzuar bashkëshorten e tij për tradhti.

Para gjykatës avokatët mbrojtës kanë deklaruar se sulmi ka qenë spontan dhe nuk ishte planifikuar nga klienti i tyre.

“Zefi ka një edukim të vështirë dhe të privuar në Shqipëri. Ai humbi të dy prindërit. Ai shërbeu në ushtri në Shqipëri dhe luftoi në Kosovë donte apo jo. Ai siguronte financiarisht familjen e tij. Ky nuk ishte një sulm i paramenduar”, u shpreh avokati mbrojtës.

Gjykatësi vendosi ta dënojë Zefin me 15 vite burg duke thënë se Zefi kishte pranuar që kishte konsumuar alkool dhe kokainë, si dhe sulmi ndaj gruas së tij ishte i paramenduar mirë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button