Aktualitet dhe Lajme
Tentoi të arrestonte një person që lëvizte me thikë rrugëve, plagoset efektivi i policisë në Durrës

Këtë të enjte, një person është shfaqur me thikë në zonën e Currilave në l.nr 1 Durrës.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e gatshme të komisariatit të Durrësit, të cilët kanë tentuar ta kapin dhe ta çarmatosin.
Në këte tentative, një polic ka mbetur i dëmtuar lehtë në një kohë që personi me thikë është arrestuar.
Kanë qenë qytetarët ata që i kanë telefonuar policisë.
Lajmi në përditësim…