E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshë të re punonjësja e Bashkisë Klos, kolegët mesazh prekës

Share

Një lajm i trishtë vjen nga bashkia e Klosit. Malvina Lala, punonjëse në administratën e bashkisë Klos,ndërroi jetë pas një beteje mëse dy vjeçare me sëmundje të rëndë.

Valbona Kola, kryetare e bashkisë Klos, duke njoftuar humbjen e koleges Malvina Avni Lala, shkruan:

“Për dy vite me radhë, Malvina u përball me forcë dhe kurajë me një sëmundje të pabesë, duke luftuar deri në fund.

Sot, dhimbja për humbjen e saj është e madhe, por do të mbeten të paharruara buzëqeshja, shpirti i saj i çiltër, natyra plot gjallëri dhe përkushtimi në punë.”


Start News

Reklama
Back to top button