Aktualitet dhe Lajme

Video/ Edhe me Kroacinë, në çdo gol të pësuar është… Hysaj: e ndihmoi me tifozët vetëm rezultati

Share

Elseid Hysaj shkoi te tifozët në fund të ndeshjes së barazuar 2-2 me Kroacinë për të bërë paqen, pas kritikave që vërshuan mbi të pas ndeshjes debutuese me Italinë. Hysaj mori duartrokitjet e një publiku në ekstazë për golin në shtesë, që i dha pikën e parë në Euro 2024, por kjo ishte arsyeja e vetme.

Video/ Hysaj shkon te tifozët

Mbrojtësi i Lazios, i shënjestruar për ato ulje koke të turpshme në të dy golat e të kaltrëve, si në krosimin për barazimin e Bastoni, ashtu dhe në goditjen e Barella, për fatin e tij të keq ishte protagonist edhe në dy golat e Kroacisë. Në rastin e barazimit të Kramaric, ndërhyrja e çekuilibruar ishte e sikletshme, me një këmbë në ajër duke bërë të kundërtën e asaj që bën mbrojtësi për të zënë sa më shumë sipërfaqe. Pa përmendur pastaj driblimin e thatë që pësoi brenda zonës.

Te goli i dytë pastaj është fajtori kryesor i një markimi skandaloz, që lejoi Budimir ti rrëmbente topin që Hysaj po mundohej ta mbronte, duke shërbyer më pas në qendër, ku u shkaktua edhe autogoli i Gjasulës, krejtësisht i pafat. Kështu, autokritika e pretenduar në fushë nga Hysaj nuk është se ndodhi, por për fat morëm një pikë dhe tifozët e harruan, ose më mirë i anashkaluan disa detaje.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button