Aktualitet dhe Lajme

Të shtëna armësh në Durrës, plagoset një person

Share

Të shtëna armësh janë raportuar mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Mediat raportojnë se nga të shtënat është plagosur një 24-vjeçar me iniciale E.B.

I riu është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë që po kryejnë kontrolle dhe po krehin zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. ©LAPSI.al



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button