Aktualitet dhe Lajme

Plagosje me armë zjarri në Durrës, 24-vjeçari shkon vetë në spital, ja dyshimet e para

Share

Një 24-vjeçar është paraqitur në spitalin e Durrësit, i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por në njoftimin e Policisë thuhet se është plagosur me armë në afërsi të banesës së tij në Shënalash.

“Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash”, njofton policia.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button