Aktualitet dhe Lajme
Rusia nis stërvitjet ushtarake me armë bërthamore në kufirin me Ukrainën! NATO në gatishmëri…
Autoritetet ruse kanë njoftuar për stërvitje të reja me armë bërthamore pranë kufirit me Ukrainën.
Deklaratat e Ministrisë së Mbrojtjes ruse shfaqin tensione të rritura dhe shqetësime në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, sipas medias së huaj.
Rusia, nëpërmjet këtij njoftimi, po bën qartë se ka kapacitete dhe gatishmëri për të përdorur armë bërthamore në këtë zonë.
Ministri i Punëve të Jashtme britanikë, David Cameron tha se “Ukraina do të mund të përdorë armët britanike”.
Në këtë kontekst, NATO është duke theksuar vazhdimisht gatishmërinë për të reaguar nëse Rusia shkon përtej stërvitjeve dhe bën veprime të tilla si përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë.
Huazuar nga Javanews.al