Aktualitet dhe Lajme

Takimi në Milano, Rama: Ditë e jashtëzakonshme shqiptarie në Itali! Nuk do t’i harroj…

Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pas takimit me emigrantët shqiptarë në Milano.

Në takimin e organizuar në një stadium të mbushur plot dhe me flamuj “kuqezi” dhe italianë, Rama foli për disa çështje.

Në reagim e tij, Rama shkruan se fjala “FALEMINDERIT”, në këtë rast nuk e thotë dot as së largu ndjenjën e veçantë të kësaj ditë të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali.

Ai po ashtu u kërkon ndjesë qytetarëve që nuk munden dot të futen në sallë, ndërsa shton se nuk do të harrojë fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikë se mos ndodhte ndonjë gjë e keqe nga mbingarkesa e shkallëve.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT është fjala e rastit, po që në këtë rast nuk e thotë dot as së largu ndjenjën krejt të veçantë të kësaj dite të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali.

Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe përulësisht ndjesë mijërave që mbetën pa u futur dot në sallën, që u mbush tej kapacitetit.

Nuk do t’i harroj as fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikën e ndonjë hataje nga mbingarkesa e shkallëve, teksa njerëzit kërkonin të hynin akoma më shumë. Ç’të bëja, u thashë qetësohuni, ne jemi ata të maleve mbi anije, as nuk kthehemi dot mbrapa as nuk na ndalon dot gjë të vazhdojmë përpara. E marr me mend ç’menduan, po s’po e them, rëndësi ka që kur u krye filluan të qeshin edhe ata.

SHUMË SHUMË SHUMË FALEMINDERIT/a.m.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button