Aktualitet dhe Lajme

Sulmi me 103 viktima në Iran, Putin: Vrasja e njerëzve paqësorë është tronditëse

Share

Presidenti rus Vladimir Putin dënoi sot sulmin e kryer në Iran.

Ai u shpreh “i tronditur nga egërsia e sulmit” pasi la të paktën 103 të vdekur pranë varrit të gjeneralit të Gardës Revolucionare Qassem Soleimani, i cili u vra në vitin 2020.

“Vrasja e njerëzve paqësorë që vizitojnë një varrezë është tronditëse në egërsinë dhe cinizmin e saj”, tha presidenti rus në një mesazh ngushëllimi për homologun e tij iranian Ibrahim Raishi dhe Ayatollah Ali Khamenei, sipas Kremlinit.

“Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij”, shtoi Putin, vendi i të cilit është aleat i Iranit.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button