Aktualitet dhe Lajme

Tragjedi në SHBA! Shtëpia u shkrumbua nga zjarri, humbin jetën 4 fëmijët

Share

Katër fëmijë vdiqën të martën mbrëma pas një zjarri që shpërtheu në një shtëpi me dy familje në qytetin verilindor të Connecticut të Somers.

Fëmijët, të moshës 5, 6, 8 dhe 12 vjeç, u gjetën brenda shtëpisë ku jetonin 11 persona, thanë zyrtarët.

Zjarri shpërtheu rreth orës 22:30 dhe në kohën kur ekipet e zjarrit mbërritën, flakët po shfaqeshin nga dritaret në katin e parë dhe të dytë, tha shefi i zjarrfikësve të qytetit, John Roache.

Të paktën një person u hodh nga dritarja për t’i shpëtuar flakëve. Roache tha se ekuipazhet e zjarrfikësve e kishin të vështirë të hynin brenda në shtëpi sepse një hyrje e pasme ishte bllokuar dhe flakët penguan hyrjen nga dera e përparme.

Nuk ishte e qartë të mërkurën se sa njerëz ishin në shtëpi në kohën e zjarrit, sa u plagosën apo shkalla e lëndimeve.

“Është një humbje e jashtëzakonshme për qytetin,” u tha gazetarëve të mërkurën në mëngjes, përgjegjësi Tim Keeney.

“Një humbje e pabesueshme, një tragjedi që qyteti nuk e ka parë. Këtu kam jetuar gjithë jetën.”

Katër persona jetonin në një apartament dhe shtatë të tjerë jetonin anën tjetër, thanë zyrtarët.

Shtëpia, e vendosur rreth 25 milje (40 kilometra) në verilindje të Hartfordit, u shkatërrua.

Hetuesit e zjarrit qëndruan në shtëpi të mërkurën në përpjekje për të përcaktuar shkakun e zjarrit.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button