Sot shpallën divorcin/ Si u martuan fshehtas Meta dhe Monika 25 vjet më parë (FOTO)

Në tetor të këtij viti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të mbushnin 26 vjet nga dita kur i thanë “PO” njëri –tjetrit. Ata kurrë nuk kanë dashur të bëjnë të bujshme ditën e dasmës së tyre. Ceremonia e tyre e celebrimit daton në 29 tetor 1998 një një bashki të drejtuar nga kryedemokrati Albert Brojka.
Atëherë Meta ishte zv/kryeministër në qeverinë socialiste të Pandeli Majko, ndërsa Monika Kryemadhi mbante detyrën e kryetares së FRESSH-it. E çuditshme ishte se dëshmitari tjetër, përpos ambasadorit zviceran në Tiranë ishte Erion Braçe. Pjesëmarrës i vetëm në ceremoni ishte edhe ish-këshilltari i Ilir Metës dhe më pas Ministri i Ekonomisë, Mustafa Muçi.
Në fotot më sipër duket Meta duke hedhur firmën e celebrimit.
Në mes majtas është ambasadori zviceran në Tiranë ndërsa djathtas është Muçi dhe Braçe dëshmitarë.
Fotoja teke është Meta duke dalë si i martuar nga dera e gjendjes civile… Për momentin mbetet mister arsyeja që çoi në divorcin e tyre pas më se çerekshekulli. ©Lapsi.al
LEXO EDHE: E BUJSHME/ Ilir Meta deklaron divorcin me Monika Kryemadhin
Huazuar nga Lapsi.al