Aktualitet dhe Lajme

Silvinjo nuk e grumbulloi në kombëtare, reagon Myrto Uzuni

Share

Lista e publikuar dy ditë më parë nga Silvinjo me emrat e lojtarëve që do të shkojnë në Gjermani për të marrë pjesë në finalet e kampionati Europian, zhgënjeu jo pak sportdashës pasi në të nuk ndodheshin emrat e Sokol Cikalleshit dhe Myrto Uzunit.

Ky i fundit ka bërë një kampionat të mirë në Spanjë në aspektin personal duke shënuar 11 gola, por pa mundur të shpëtojë skuadrën nga rënia nga kategoria.

Sa i përket këtyre mungesave Sivlinjo tha se ka grumbulluar vetëm ata futbollistë që janë në 100% në formë.

Pas publikimit të listës i pari që reagoi ishte Sokol Cikalleshi i cili njoftoi edhe tërheqjen nga kombëtarja, ndërsa sot ka ardhur dhe reagimi i Myyrto Uzunit.

Sulmuesi i Granadas ka hedhur një foto nga stadiumi ku nisi karrierën e tij nga ai i Tomorrit të Beratit.

Uzuni duket në superformë, ndërsa vijon stërvitjen individuale për të qenë gati për sezonin e ardhshëm.

Por kjo foto mund të cilësohet edhe si një përgjigje ndaj Silvinjos, për të treguar se beratasi është në 100% të formës së tij, dhe arsyet e mosgrumbullimit mund të jenë të tjera./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button